Shqipëri-Çeki mbyllet pjesa e parë/ Dëmtohet Asani, Silvinjo kryen zëvendësim të detyruar

16 Nëntor 2024, 21:50 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëri-Çeki mbyllet pjesa e parë/ Dëmtohet Asani,

Si të mos mjaftonte loja e dobët në pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, tashmë duhet të vuajmë edhe mungesën e një prej “yjeve” të sulmit tonë.

“Fantazisti” Jasir Asani është detyruar të lërë i dëmtuar fushën e blertë, pasi ka ndjerë shqetësime në muskujt e tij. Në vendin e tij tekniku Sylvinho vendosi të hedhë në fushë Taulant Seferin.

Ndërkaq, rezultati mes Shqipërisë dhe Çekisë mbetet i pandryshuar në 0-0 edhe pse miqtë po dominojnë në fushën e lojës.

 

Po ndodh...

ide