Milan argëtohet ndaj Empolit, Morata dhe Reijnders nderojnë kuqezinjtë
30 Nëntor 2024, 20:17 / SPORT

Pas dy barazimesh, Milan rikthehet te fitorja, teksa mundi 3-0 Empolin. Kuqezinjtë zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Morata hapi siparin e golave në të 19-tën, ndërsa Reijnders i dha një goditje të rëndë mysafirëve të Empolit, pak para se skuadrat t’i drejtohen dhomave të zhveshjes. Reijnders kompletoi dopietën në të 69-tën.
Për Empolin, titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar Ardjan Ismajli. Skuadra e drejtuar nga D’aversa, është në mesin e tabelës.
Të besuarit e Fonsecas janë në vendin e shtatë, me Milanin që synon ngjitjen në tabelë, për të luftuar kështu për titullin kampion.
-
-
Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës
30 Nëntor, 19:50
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


