Kritikoi ashpër arbitrimin në Atletico-Barcelona, Raphinha mund të ndëshkohet nga UEFA

15 Prill 2026, 10:52 / SPORT ALFA PRESS

 

Kritikoi ashpër arbitrimin në Atletico-Barcelona, Raphinha mund

Raphinha nuk e fshehu frustrimin e tij në mbrëmjen e së martës pas përfundimit të ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Barcelonës në Metropolitano.

Braziliani edhe pse nuk luajti në këtë përballje për shkak dëmtimi foli për median e vendit amerikano latin duke folur për ‘vjedhje’ të ndeshjes teksa theksoi se arbitrimi ishte me shumë probleme 

Një reagim që mund t’i kushtojë Raphinhas që rrezikon të sanksionohet nga UEFA. Në nenin 11 të Kodit të disiplinës  për principet e përgjithshme të sjelljes theksohet se sanksionohet çdo sjellje fyese apo që thyen normat bazë të sjelljes  apo ajo që çon në diskretitimin e futbollit dhe UEFA në mënyrë të veçantë.

Sanksioni për Raphinhan mund të jetë deri me 3 ndeshje pezullim që do t’i kryejë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Por ka një rast të ngjashëm si precedent. Bëhet fjalë për atë që i ndodhi Neymar që u dënua për një mesazh në Instagram ku kritikoi ashpër arbitrin e PSG-Manchester United në 2019. ‘Është një turp. Caktojnë 4 tipa që nuk kuptojnë futbollin për të analizuar një lojë. Si mund ta ketë vënë dorën në shpinë? Penalltia nuk ekziston-ishte mesazhi i postuar nga Neymar në atë kohë. Fillimisht UEFA e dënoi me 3 ndeshje pezullim Neymar, një sanksion që Gjykata e Arbitazhit Sportiv e reduktoi në 2 ndeshje në shtatorin e atij viti.

 

Po ndodh...

ide