Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, reagon ashpër Kryeministri Edi Rama: Do ndërtohet 100% nga ndërtuesi

15 Prill 2026, 10:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, reagon ashpër  Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me zjarrin tragjik që përfshiu një pallat në Tiranë ditën e djeshme.

Rama është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, duke u bërë thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe duke garantuar se pallati do të rindërtohet plotësisht nga kompania ndërtuese.

Sipas kryeministrit, përgjegjësia për rikthimin e godinës në gjendje të plotë i takon ndërtuesit, ndërsa institucionet shtetërore do të ndjekin nga afër procesin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Edi Rama: Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara.



Po ndodh...

ide