“Kemi fjetur jashtë!” – Flet banori i pallatit që u dogj: Mu bë shkrumb shtëpia 150 mijë euro, e kam blerë para dy vitesh

Një banor i pallatit që u dogj pasditen e së martës në zonën e quajtur Farmacia 10 pranë QSUT thotë se ka fjetur jashtë mbrëmjen e djeshme.
Në një prononcim për mediat, ai thekson se shtëpia, që kishte blerë para dy vitesh, me një vlerë 150 mijë euro, është bërë shkrumb e hi.
“Shtëpia 150 mijë euro, e kam blerë para dy vjetësh. Është bërë shkrumb komplet edhe nuk të lë kush që të futesh brenda me parë shtëpinë time. Përjashta e kam kaluar natën, Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu. “, tha ai.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se rreth 30 apartamente janë shkrumbuar, por pritet një bilanc i saktë në orët në vijim. Autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në kompleks.
Kryeministri Edi Rama reagoi ditën e sotme përmes një postimi në rrjete sociale, duke theksuar se pallati do të ndërtohet 100 për qind nga ndërtuesi.
Kreu i qeverisë theksoi se qytetarët e dëmtuar nuk mund të lihen vetëm përballë pasojave, ndërsa shtoi se edhe taksapaguesit nuk duhet të mbajnë barrën financiare të një dëmi që, sipas tij, duhet të mbulohet nga sigurimet.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
