Allegri “tradhton” Milan? Tare vihet në lëvizje, Inzaghi opsion për “djallin”

15 Prill 2026, 11:21 / SPORT ALFA PRESS

Allegri “tradhton” Milan? Tare vihet në lëvizje, Inzaghi

Giovanni Malago i ka të gjithë numrat për t’u zgjedhur presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit, por më parë duhen pritur votimet. Zgjedhja e tij e parë do të jetë ajo e trajnerit të ri të ekipit përfaqësues për t’i dhënë fund një mallkimi 12 vjeçar, me Italinë që dështoi për herë të tretë radhazi për të shkuar në Botëror. Për mediat italiane është e qartë se nëse Malago do të zgjidhet president, i preferuari i tij është Max Allegri.

Sigurisht, Allegri nuk është një trajner që pëlqen lojën e bukur, futbollin ofensivë etj, por është një administrator i shkëlqyer i burime që ka në dispozicion, burme që Italia nuk i ka pa limit. Allegri shquhet për faktin që arrin t’i marrë shpesh më të mirë grupit që ka në dispozicion, më e mira për Italinë në këto kushte është thjesht kualifikimi në Botëror.

Në fillim, kur emri i tij u lakua si pasues i Gattuso-s, Allegri nxitoi duke theksuar se ndihet mirë te Milan dhe se është nën kontratë me kuqezinjtë, por së fundmi duket sikur ka bërë prapakthehu, fundja nuk është kaq e lehtë të refuzosh stolin e ekipit përfaqësues. Në Milano nuk mund të qëndrojë pasiv përpara një ofertë të tillë, për këtë arsye Igli Tare është vënë në lëvizje për të qenë gati në çdo moment.

Mediat italianë shkojnë edhe më tej duke zbuluar dy favoritet e Drejtorit Sportiv. I pari në listë është Gasperini, për këtë arsye po ndjek nga pranë raportin e tij me Romën. Një tjetër opsion është edhe Simone Inzaghi. Në dukej kjo është një hipotezë shumë e bujshme, por Tare dhe Inzaghi kanë një lidhje shumë të fortë ndërmjet tyre pasi së bashku punuan për shumë vite të Lazio. Sigurisht, është ende herët për të folur për hipoteza të tilla, por fakt është që Allgri ka ndryshuar qëndrim në lidhje me të ardhmen e tij, tani stoli i Italisë e josh jo pak.

Po ndodh...

ide