Zjarri në pallatin 12-katësh në Tiranë! Arrestohen administratori i pallatit te kompleksi ‘Arlis’ dhe menaxherja e marketit! Në kërkim pronari Armand Lilo

15 Prill 2026, 12:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në pallatin 12-katësh në Tiranë! Arrestohen

Katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zjarrin e rënë në një pallat 12-katësh në Tiranë ditën e djeshme, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, një prej të arrestuarve është menaxheri i një marketi në zonë, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me rrethanat që çuan në përhapjen e flakëve. Sakaq, në pranga ka përfunduar edhe administratori i pallatit.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

Po ndodh...

ide