Kristjan Asllani pa fat jashtë fushës/ Anulohet fluturimi drejt Stambollit...

29 Janar 2026, 23:53 / SPORT ALFA PRESS

Kristjan Asllani pa fat jashtë fushës/ Anulohet fluturimi drejt

Kristjan Asllani nuk po kalon një periudhë me shumë fat, as jashtë fushës së lojës.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është përfshirë në një episod të pazakontë pikërisht në momentin kur po përgatitej të udhëtonte drejt Turqisë për të zyrtarizuar transferimin te Beshiktashi.

Asllani ka arritur marrëveshjen personale me klubin turk, ndërsa edhe Beshiktashi dhe Interi kanë gjetur akordin për huazimin e lojtarit me të drejtë blerjeje.

Sipas planifikimit, 22-vjeçari do të udhëtonte mbrëmjen e sotme drejt Stambollit, ku ditën e nesërme ishte parashikuar t’i nënshtrohej vizitave mjekësore përpara firmës në kontratë.

Por udhëtimi i tij u ndërpre papritur. Fluturimi nga Milano Malpensa drejt Stambollit, ku ndodhej edhe mesfushori shqiptar, u anulua për shkak të një problemi teknik, duke shtyrë mbërritjen e tij në Turqi.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Beshiktashit përmes një njoftimi zyrtar, ku u bë e ditur se informacione të reja mbi orarin e mbërritjes së Asllanit do të publikohen sapo situata të normalizohet.

Pavarësisht këtij episodi të papritur, transferimi i Asllanit te Beshiktashi mbetet në fuqi dhe pritet të finalizohet sapo lojtari të mbërrijë në Stamboll.

 

Po ndodh...

ide