Dimër ekstrem në Moskë, regjistron reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

29 Janar 2026, 21:33 / BOTA ALFA PRESS

Dimër ekstrem në Moskë, regjistron reshjet më të

Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka regjistruar gjatë muajit janar reshjet më të mëdha të dëborës në më shumë se dy shekuj, sipas meteorologëve të Universitetit Shtetëror të Moskës.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 29 janar janë matur rreth 92 milimetra reshje dëbore, shifra më e lartë e regjistruar në 203 vitet e fundit. Në disa zona të qytetit, trashësia e borës ka arritur deri në 60 centimetra.

Situata ka shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim. Trenat në rajonin e Moskës janë vonuar, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në trafik për shkak të grumbujve të mëdhenj të borës. Pamjet nga qyteti tregojnë banorë që përpiqen të lëvizin mes rrugëve të mbuluara plotësisht nga dëbora.

“Janari ishte një muaj jashtëzakonisht i ftohtë dhe me reshje të pazakonta dëbore në Moskë”, njoftoi Universiteti Shtetëror i Moskës në rrjetet sociale.

Sipas ekspertëve, stuhitë e forta janë shkaktuar nga ciklone të thella atmosferike që kanë përfshirë rajonin e Moskës me fronte të fuqishme ajrore.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij muaji, rajoni i Kamçatkës në lindje të Rusisë shpalli gjendje emergjente pas një stuhie të fuqishme dëbore, e cila paralizoi pjesërisht qytetin kryesor të zonës. Pamjet e publikuara në rrjet treguan ndërtesa të mbuluara deri në katin e dytë dhe automjete të zhytura plotësisht nga bora.

Po ndodh...

ide