Lapaj thirrje për Aleancë të Madhe Popullore: Vetëm një front qytetar mund ta rrëzojë Ramën

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, bëri thirrje për krijimin e një Aleance të Madhe Popullore, gjatë një interviste mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke theksuar se vetëm një front i gjerë qytetar mund të sjellë largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Lapaj u shpreh se situata politike në vend është anormale dhe se skandalet e korrupsionit po dalin njëri pas tjetrit, duke e bërë të papranueshme vazhdimin e qeverisjes aktuale.
Sipas tij, opozita parlamentare nuk mjafton përballë kësaj situate dhe është e domosdoshme përfshirja e shoqërisë civile, intelektualëve, aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar, përtej çdo sigle politike.
“Nuk jemi në një situatë normale. Jemi në një situatë kur zëvendëskryeministrja e vendit është kapur në flagrancë dhe kur javë për javë shpërthen nga një skandal i ri korrupsioni. Kjo qeveri nuk mund të rrijë asnjë orë më shumë,” u shpreh Lapaj.
Ai theksoi se mandatet e fituara nga mazhoranca nuk kanë më legjitimitet politik dhe moral. “Ato 83 mandate sot vlejnë zero, sepse janë fituar në kushte të tjera, kur kjo që po ndodh sot nuk dihej. Ky duhet të ikë pa kushte, jo të vendosë kushte,” deklaroi ai.
I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu nëse mjaftojnë vetëm partitë e opozitës, Lapaj u përgjigj prerë se jo. “Duhet një front i madh qytetar, i shoqërisë civile, intelektualëve, aktivistëve dhe partive politike që nuk vendosin egon përpara interesit publik,” tha ai.
Lapaj reagoi gjithashtu ndaj kritikave për pjesëmarrjen në protesta, duke theksuar se tubimet kanë ardhur në rritje. Ai kujtoi protestat e mbajtura më 20 dhjetor, 4 janar dhe 17 janar, ndërsa paralajmëroi protestën e radhës më 31 janar, të shtunën, në orën 18:00, për të cilën tha se pritet të jetë masive.
“Qëndrueshmëria dhe vazhdimësia jonë janë si guri që të futet në këpucë dhe nuk të lë të ecësh më. Në këtë drejtim, një Aleancë e Madhe Popullore në shesh, përtej siglave, është e vetmja rrugë,” përfundoi Lapaj.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
