Plagoset me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi

29 Janar 2026, 21:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagoset me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi

Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur mesditën e sotme në burgun e Malandrinës në Greqi, ku është plagosur me thikë një shtetas shqiptar i cilësuar nga autoritetet si një nga ekzekutorët më të rrezikshëm të botës së krimit.

Mësohet se i plagosuri është Dhimitër Meci, 46-vjeç nga Labova e Gjirokastrës.

Sipas informacioneve të mediave greke, sulmi ndodhi menjëherë pas transferimit të tij në burgun e Malandrinës. Pa arritur ende në sektorin ku do të akomodohej, ai u godit me thikë artizanale nga një tjetër i dënuar.

I njohur me nofkën “Demos”, Meci, njihet si një nga “armët më të forta” të botës së krimit në Athinë dhe është përshkruar si truri pas atentatit ndaj Giannis Lalas në maj të vitit 2025, kur ky i fundit u qëllua dhjetëra herë me kallashnikov, por mbijetoi falë blindimit të automjetit luksoz që drejtonte.

Pas arrestimit, shqiptari ishte mbajtur në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ku iu nënshtrua ekspertizave mjeko-ligjore.

Nga sulmi i sotëm, ai ka mbetur i plagosur rëndë, por burimet bëjnë me dije se jeta e tij nuk ndodhet në rrezik.

Autori i sulmit u arrestua menjëherë. Ai është identifikuar si N.E., shtetas grek, i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i punësuar në mensën e burgut.

Sipas autoriteteve greke, shqiptari ka qenë dhjetëra herë në duart e drejtësisë për vrasje me pagesë, tentativa vrasjeje, shantazhe dhe grabitje. Ai kishte lidhje të ngushta edhe me Panagiotis Vlastos, i cilësuar si një nga drejtuesit e të ashtuquajturës “Mafia Greke”.

Po ndodh...

ide