Ervin Salianji "mesazh" Berishës dhe Nokës nga Himara: Demokratët janë pronarët e Partisë Demokratike, ju po e shkatërroni

29 Janar 2026, 22:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Ervin Salianji "mesazh" Berishës dhe Nokës nga Himara:

Politikani demokrat Ervin Salianji ka qenë këtë të enjte në qytetin e Himarës, ku është takuar me sekretarin e degës së Partisë Demokratike, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë.

Ai thotë se ka dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë dhe thekson se ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.

Si një ndër zërat kritik në PD që tashmë raportohet se është përjashtuar nga partia, Ervin Salianji i ka dërguar "mesazh" të qartë Sali Berishës dhe Flamur Nokës, se kush janë pronarët e vërtetë të partisë më të madhe opozitare.

"Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen. Ata janë pronarët e Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve", shkruan ish-deputeti.

Ervin Salianji vazhdon më tej me paralelizmin e tij, kur thotë se nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë.

Më e keqja mes atyre që po ndodh, thekson ai, është përjashtimi i anëtarëve dhe drejtuesve të strukturave nga vendimmarrja. "Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë", shkruan Ervin Salianji.

Po ndodh...

ide