Bushati-Nokës: Regjimin nuk e rrëzoni dot ju, por nuk keni as moral! Të paktën flisni për Zvërnecin...

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ishte i ftuar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili u përpoq të shpjegonte se si do të rrëzohet Edi Rama nga opozita, e cila është në kilometrin e fundit për të mbërritur në këtë qëllim.
Analisti Andi Bushati, debatoi me Nokën, duke i thënë se nuk kanë ndonjë shans të rrëzojnë qeverinë, por të paktën të mbajnë qëndrime morale dhe të mos jenë dakord kur Rama i dorëzon familjes së Turmp Zvërnecin.
Andi Bushati: Jam dakord me pjesën që as me zgjedhje nuk mundet Rama dhe as me ato protesta që pamë të shtunën. Problemi është, unë nuk i kërkoj llogari opozitës pse humbët apo pse nuk dolën njerëzit në shesh, por problemi, kam të drejtë të kërkoj nga opozita, një qasje morale. Për një shoqëri dhe një vend, edhe kur një pakicë e shëndetshme moralisht i bën mirë vendit. Dakord mund të mos e mundësh Ramën, port ë jesh i ndershëm në kritikën ndaj Rames. Nga kjjo opozitë nuk pres, që kur Edi Rama i fal klientëve të vet toka, që bëjnë naming duke kritikuar, por kur Kushneri, Grenell, vajza e Trumpit, hiqet ligji i zonave të mbrokjtura dhe opozita, ndryshe nga cben herët e tjera, thotë prit se është Trump, mbyll gojën, e kam për Zvërnecin, këtu ka një problem moral.
Përmbën problem moral edhe votimi urgjent për Bordin e Paqes. Prisja nga opozita e këtij vendi, që edhe mund ta votonte, port ë mos i shkonte me urgjencë qerres së Ramës ng ambrapa. Pse po hezitojnë vendet evropiane? Si të sillemi ne? Nga kompleksi se mos prishemi me shpëtimtarin trump, heshtje.
Fjalimi ramës në Israel. A duhej që dikush të mbaj qëndrim? Pas vizitës në Izrael, unë po të isha opozita do ti kërkoja kryeministrit, pse tradhtove 30 vjet diolomaci, traditë diplomatike, ku flitet për zgjidhje me dy shtete? Por këtu është frika se jemi më pro izraelitë si PD, sesa pro njerëz që vuajnë genocidin. Këto,, të mos shkoj pastaj për qëndrimet e buta për kampet e melonit, se e kemi aleate. Këto e tradhtojnë opozitën dhe e bëjnë të besuehsme se mbron ca kauza, por ka standard të ndryshme për cështje që ngjajnë.
Flamur Noka: Nuk merremi të kritikojmë Ramën, pasi ishte neveri që turpëroi cdo burrë shtetas, por jemi për ta rrëzuar Ramën.
Andi Bushati: Batoni dhe Ylli po të kërkonin llogari pse jeni të paaftë ta rrëzoni. Unë ju kam amnistuar nga kjo, them nuk e rrëzoni dot dhe nuk keni faj se nuk rrëozhen kështu regjimet. Por po të them, e rëndësishme është, që edhe një pakicë të qëndrojë si pakicë morale. Ju kam frikën, që po tradhtoni edhe moralin e opozitarizmit, jo vetëm fuqinë për të rrëzuar RAmën.
Baton Haxhiu: Si ndërtohet një fuqi opozitare pa fuqi morale? Nuk ka mundësi. Për të krijuar konteskt politik për të fituar pushtetin, duhet të fitosh moralisht betejën. Nuk mundesh pastaj me veprim arbitrat.
Andi Bushati: Atë Lacivitën bënë mirë që e sollën ,për të treguar se në këtë vend të kapur nga lekët e drogës dhe televiionet e krimit, ai që nxjerr Trumoin fitues, nuk mund dot Ramën. Por të përgjigjet Flamuri.
Baton Haxhiu: Ai erdhi për t’ju dhënë krah, nuk bëhet ashtu.
Flamur Noka: A është demokraci sot Shqipëria? Demokracitë me gjithë defektet e tyre, pranojnë rrotacionin dhe kontribuojnë. Vota dhe rrotacioni janë elementet kryesore.
Baton Haxhiu: A kemi qenë në terren në 2005? A ka patur blerje dhe vjedhje të votave?
Flamur Noka: Ka patur sporadike.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



