"U zhvatën miliona euro, zyrtarët, asnjë ditë burg!"/ Lala tregon si u shfry afera "5D" e Bashkisë së Tiranës: Dënime qesharake

29 Janar 2026, 21:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

"U zhvatën miliona euro, zyrtarët, asnjë ditë

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aferën 5D dhe dënimet e ulëta që kanë marrë zyrtarët, të cilët u shpëtuan nga burgu nga Gjykata e Posaçme e Apelit. 

Lala tha se shfryrja e dosjes ndodhi që me ndryshimin e masës së sigurisë për Redi Mollën dhe Taulant Tushen, që janë në arrest shtëpie, ndërkohë tha se dënimet ndaj zyrtarëve, të cilët nuk bënë asnjë ditë burg, janë "qesharake". 

"Para se të flas për vendimin e sotëm, shfryrja e "aferës 5D" ka nisur më herët, që me lirimin në arrest shtëpie për Redi Mollën, që akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurish. Ka dyshime që Molla dhe Qato kishin krijuar kompaninë 5D dhe e ushqenin me tenderat e Bashkisë Tiranë.

Që kur u zbut masa e Redi Mollës dhe kaloi në heshtje, filloi shfryrja tërësore e dosjes 5D.

Pastaj për Taulant Tushën, u dërgua në arrest shtëpie. Nuk pati reagim publik. Ende nuk ka vendim të arsyetuar pse janë këta në arrest shtëpie, edhe pse kanë akuza të rënda.

Për Mollën ka vepra penale që dënohet deri në 15 vite burgim, mbahet në arrest shtëpie.

Apeli i Posaçëm cilësoi fajtore Eglantina Zere dhe disa të tjerë, për shkelje të barazisë në tendera. Zere ka qenë drejtuese e Tirana Parking dhe sipas prokurorisë favorizonte me tendera kompaninë Vas Konstruksion, pastaj e njohur si 5D.

Shkalla e parë e kishte dënuar atë dhe të tjerët, 6-9 muaj burg. Ishin qesharake por me burg. Apeli sot, e hoqi dënimin me burgim dhe i dërgoi në shërbim prove për 12 muaj. Pra ndërkohë që janë zhvatur miliona euro, zyrtarët nuk kanë shkuar asnjë ditë në burg.  Do të mbajnë kontakte me shërbimin e provës, dënim qesharak në raport me aferën që ka ndodhur. Është shfryrje totale e aferës 5D. Duhet të kishte edhe hetime pasurore për zyrtarët", tha Lala. 

Po ndodh...

ide