Kapiteni i Shqipërisë U19 firmos me Veronën

Adi Kurti është zyrtarisht lojtar i Hellas Veronës. Klubi italian ka njoftuar se ka blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit të ri nga Empoli, duke firmosur me të një kontratë që do ta mbajë të lidhur me skuadrën deri më 30 qershor 2028.
I lindur në vitin 2006, Kurti ka bërë një sezon shumë të mirë me ekipin Primavera të Veronës, duke regjistruar 31 paraqitje dhe 2 gola, si dhe 2 ndeshje në Kupën e Italisë për të rinj.
Përveç paraqitjeve në nivel klubesh, Kurti është gjithashtu një element kyç në përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë, ku jo vetëm që ka luajtur 6 ndeshje, por mban edhe shiritin e kapitenit.
Transferimi i tij përfundimtar vlerësohet si një investim i rëndësishëm nga Verona për të ardhmen, duke treguar besim të plotë te potenciali dhe rritja e mëtejshme e mbrojtësit të ri shqiptar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


