Herri Kejn: Reali të përgatitet, e di çfarë e pret në Mynih

Bajerni frikëson Realin e Madridit pasi eliminoi Atalantën në raundin e 16 me një goleadë (10-2). Herri Kejn foli në prag të kësaj finale të parakohshme.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Sa herë që përballesh me Real Madridin në Ligën e Kampioneve, e di që duhet të luftosh. Ne jemi gati. Ne nuk kemi frikë nga askush, por e dimë se do të jetë e komplikuar. Ne do të analizojmë pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe do të përpiqemi të përfitojmë prej tyre. Ne kemi një stil loje që nuk ndryshon shumë, pavarësisht nga kundërshtari. Në çerekfinale nuk do të jetë ndryshe”.
Dhe më pas vazhdoi. “Do të kishte qenë e lehtë të ngadalësonim pak, të hiqnim këmbën nga gazi dhe ta linim veten të shkojë, por ne donim të vazhdonim t’i provonim vetes dhe askujt tjetër se jemi të aftë të performojmë në më të mirën tonë në çdo moment të sezonit. Dhe ne e kemi treguar përsëri, pranadaj… Reali duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që i pret”, ka përfunduar Kejn.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128