Përplasen makinat në Berat–Dimal, përfundojnë te Trauma dy të plagosur
20 Mars 2026, 12:18 / AKTUALITET

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjtem në aksin nacional Berat–Dimal, në Moravë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative për të parakaluar dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e të dy mjeteve.
Sipas policisëm të plagosur kanë mbetur Kristaq Stefa, 69-vjeç, banues në Kuçovë, dhe S.Z., 52-vjeç, banues në Berat. Ata u transportuan fillimisht me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rastit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128