Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish-drejtuesit të gazetës “Rilindja Demokratike”?

Namir Lapardhaja ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare. I lindur dhe i rritur në një familje të djathtë, ai u shqua për analizat, studimet, publikimet dhe referencat mbi sistemin politik në Shqipëri. Askush në PD nuk ka nivelin, formimin, edukimin, arsimimin, mendimin dhe artikulimin e Namirit.
Megjithë përkushtimin dhe kontributin e tij në forcimin e Partisë Demokratike dhe në gazetën e kësaj partie, “Rilindja Demokratike”, Sali Berisha dhe partia e tij familjare nuk denjuan as një status ngushëllimi në Facebook, sepse Namir Lapardhaja ishte shndërruar në kritik të tij.
Në vitin 2026, ende Sali Berisha mbetet inspirues i urrejtjes, hakmarrjes, mllefit dhe përçarjes së mendimit opozitar. As në vdekje ky njeri nuk njeh etikë apo humanizëm — një egërsirë me kostum dhe kollare.
Ky njeri provincial dhe komunist gjenetik, edhe në fundin e jetës së tij, mbetet një person me energji negative, i cili urrejtjet personale i përcjell te turma e injorantëve që e ndjekin pas.
Namiri nuk ka nevojë për ngushëllimin e djallit, sepse do të prehet më i qetë në botën tjetër. Edhe familjes së Namirit nuk i duhet mesazhi i një shpirtziu, sepse sot mori bekimet e gjithë elitës intelektuale të Shqipërisë.
Namir, qofsh i xhenetit në ditën e Bajramit.
Sot rruga jote u nda nga monstrat e xhehenemit.
Lamtumirë
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128