Tentoi të vriste çiftin duke i përplasur me makinë, arrestohet i riu në Fier

Një 29-vjeçar me inicialet F. Ç. është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi muajin e kaluar përplasi me makinë një çift, pas një konflikti për motive të dobëta.
Shtetasit e dëmtuar janë 45-vjeçari me inicialet S. N. dhe bashkëshortja e tij, 35-vjeçarja me inicialet E. N., të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.
Sipas Policisë, riu akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.
“Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi. I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë. Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë””,- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128