Galtier zyrtarizoi largimin e Messit, PSG e korrigjon: Trajneri nuk u shpreh në mënyrë korrekte

1 Qershor 2023, 20:06 / SPORT ALFA PRESS

Galtier zyrtarizoi largimin e Messit, PSG e korrigjon: Trajneri nuk u shpreh

Lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme ishte konfirmimi i largimit të Messit nga PSG.

Ishte trajneri i parisienëve, Galtier që shprehej në konferencë se Messi do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit me kampionët e Francës.

Klubi i PSG ka nxituar për të korrigjuar këtë deklaratë.

“Christophe Galtier nuk u shpreh në mënyrë korrekte. Duam t’iu sigurojmë që donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të jetë sfida e fundit për Messin dhe PSG-në këtë sezon” – shkruan klubi.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre fjalëve, vera pritet të jetë e nxehtë për Messin, pasi ka mundësi reale që të largohet nga Parisi. Messi ka shënuar 16 gola këtë sezon.

 

Po ndodh...