Europa League/ Porto e nis me humbje, fiton AZ Alkmaar

25 Shtator 2024, 20:59 / SPORT ALFA PRESS

Europa League/ Porto e nis me humbje, fiton AZ Alkmaar

Janë mbyllur dy ndeshjet e orës 18:45 të Europa League të vlefshme për raundin e parë. AZ Alkmaar dhe Bodo/Glimt fituan respektivisht përballë Elfsborg dhe Portos, me rezultatin 3-2.

10 gola në total në 2 ndeshje ku nuk munguan as kartonët e kuq. Konkretisht Bodo/Glimt dhe Elfsborg e mbyllën me 10 lojtarë. Tek Elfsborg e nisën dy shqiptarë nga minuta e parë. Besfort Zeneli dhe Arbër Zeneli, që janë vëllezër.

Ndëkohë në orën 21:00 luhen edhe 7 sfida të tjera, ku spikasin Manchester United-Twente dhe Dyn.Kiev-Lacio.



 

Po ndodh...

ide