Erdhi në Shqipëri dhe nxori kartonin e kuq për Kukësin në finale, gjyqtarit italian i besohet Shqipëri-Angli

14 Nëntor 2025, 17:13 / SPORT ALFA PRESS

Erdhi në Shqipëri dhe nxori kartonin e kuq për Kukësin

Gjyqtari Marko Guida do vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Angli. Ky takim do të luhet ditën e diel, prej orës 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Asistent i parë për ndërkombëtarin e FIFA-s do të jetë Xhorxho Pertei, ndërsa Alesio Berti qëndron si asistent i dytë. E gjithë trupa e gjyqtarëve është nga Italia.

Kështu Simone Soza është i katërt, ndërsa në VAR do të jetë Marko Di Belo që asistohet nga Valerio Marini. Ky takim do të mbyllë edhe fushatën e kualifikueseve në grupin K. Shqipëria do vazhdojë më tej me fokusin te “play off”.

Guida është i njohur si gjyqtar në Shqipëri. Në majin e vitit 2016 iu besua finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Laçit. Ekipi i Kukësit ia doli të fitojë përmes penalltive, edhe pse nga minuta e 74 luajti me një lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të Ansi Nikës.

 

Po ndodh...

ide