Entuziasmohen fansat e Barcelonës, Mesi ndan fotot nga “Camp Nou” i ri: Shpresoj që mund të kthehem një ditë…

10 Nëntor 2025, 11:42 / SPORT ALFA PRESS

Entuziasmohen fansat e Barcelonës, Mesi ndan fotot nga “Camp

Lionel Mesi ka entuziasmuar fansat e tij dhe Barcelonës me postimin e fundit në rrjetet ociale. Legjenda e blaugranave ka postuar foto nga stadiumi i ri “Camp Nou”.

Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me gjithë zemër. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku ju të gjithë më bëtë të ndihem si personi më i lumtur në botë një mijë herë më shumë. Shpresoj të mund të kthehem një ditë, dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, gjë që nuk e bëra kurrë…”, shkruan Mesi.

Pak ditë më parë presidenti Laporta deklaroi se do të dëshironte që kampioni i Botës me Argjentinën të rikthehej edhe njëherë të luante te Barça: “E imagjinoj me 105,000, plot dhe Mesin duke hyrë në fushë si futbollist. Sigurisht që do të më pëlqente kjo. Do të ishte një mënyrë e shkëlqyer për të inauguruar stadiumin. Do të varet nëse e do apo jo. Do të ketë zgjedhje dhe, nëse unë jam president, do të doja shumë të organizoja një ndeshje përkujtimore për të”.

 

Po ndodh...

ide