Diskutimet për Rashford, Barcelona ka marrë vendimin

Marcus Rashford do të mbetet një futbollist i Barcelonës edhe pas këtij sezoni.
Kështu shkruan e përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’ sipas së cilës klubi e mori vendimin në ditët e fundit, pavarësisht rendimentit me ulje-ngritje të 28 vjeçarit të ardhur nga Manchester United, 4 gola në 6 ndeshje në Champions, 2 gola(por edhe 8 asist) në 18 ndeshje të La Liga.
Marcus Rashford konsiderohet si një talent i rëndësishëm për skuadrën dhe konfirmimi i tij u miratua edhe nga trajneri Hansi Flick.
Ndryshimi në pankinën e Manchester United pas shkarkimit të Ruben Amorim që solli largimin e Rashford, nuk i ndryshon planet e sulmuesit anglez që është i bindur për qëndrimin e tij në Katalonjë.
Në fund të sezonit Barcelona mund të ushtrojë të drejtën për blerjen e kartonit për futbollistin për vlerën e 30 milionë eurove, por nuk përjashtohet mundësia e një tratative të re me drejtuesit e Djajve të Kuq.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

