Dëmtohet Koluill, Çelsi hyn në merkato me synim mbrojtësin e Barçës
Çelsi ka marrë një lajm të hidhur, teksa është konfirmuar lëndimi i rëndë të mbrojtësit Levi Koluill. Futbollisti ka pësuar dëmtim në ligamentin kryqëzor anterior dhe i është dashur t’i nënshtrohet një operimi. 22-vjeçari u rikthye në qendrën stërvitore të skuadrës në fillim të kësaj jave, por fatkeqësisht pësoi dëmtim gjatë stërvitjes.
Ai, tani do të fillojë procesin e rikuperimit dhe do të mbështetet nga departamenti mjekësor i klubit, gjatë fazës së rehabilitimit. E sipas raportimeve nga Anglia, ai praktikisht ka humbur pjesën më të madhe të sezonit. Dhe kjo e ka detyruar klubin londinez të lëvizë shpejt në merkato. Përballë kësaj pengese, trajneri Mareska ka nisur kërkimin për një qendërmbrojtës.
E midis emrave që diskutohen në “Stamford Bridge”, veçohet Ronald Arauho, mbrojtësi uruguaian i Barcelonës. Në moshën 26-vjeçare, Arauho po kalon një periudhë të paqëndrueshme për shkak të problemeve fizike që e kanë penguar. Ai ka bërë vetëm 25 paraqitje për klubin katalanas dhe niveli i tij, shumë larg nga zakonisht, ka ngritur dyshime jo të vogla.
Pavarësisht se kontrata e tij është deri në vitin 2031, thuhet se klubi nga Camp Nou është i gatshëm të marrë në konsideratë oferta 50-milionëshe. Ndonëse mund të mos jetë e lehtë që Barça ta lëshojë, sidomos pas largimit të papritur të Inigo Martinez drejt Arabisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
