Bajerni e nis me këmbën e mbarë, fitore me “poker” në Kupën e Gjermanisë
16 Gusht 2024, 23:37 / SPORT

Bajerni i Mynihut, i drejtuar nga trajneri Vincent Kompani, e ka nisur mbarë aventurën në Kupën e Gjermanisë. Bavarezët janë kualifikuar në 1/16-ën e Kupës së Gjermanisë, duke shmangur befasitë si në sezonin e shkuar.
Bajerni triumfoi në transfertë ku mundi Ulmin në shifrat 4-0.
Golat për bavarezët i realizuan Tomas Myler në minutën e 12-të dhe në të 15-ën, si dhe Kingslej Koman në të 79-ën, ndërsa Herri Kein vulosi shifrat në 4-0 me golin e realizuar në minutën e tretë shtesë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


