Pas metodës 'trup më trup' në Kuvend, demokratët i drejtohen selisë! Thurin planet për grevë urie që të rrëzojnë qeverinë

Menjëherë pas trazirave që shkaktuan në Kuvendin e Shoqërisë demokratët janë “ngujuar” në selinë blu.
Pas përfundimit të seancës plenare, ish-kryeministri dhe njëherësh kreu i të djathtëve, Sali Berisha, së bashku me deputetët demokratë iu drejtuan “shtëpisë” së partisë për të diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit, përfshirë dhe çështjen e AKSHI-t dhe dosjen “Balluku”.
Burime për mediat bëjnë me dije se demokratët pritet që në këtë mbledhje të sotme të mbledhin firma për të dërguar në Kushtetuesen zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokati i Popullit.
Ndonëse ky i fundit arriti që sot të kryente betimin dhe të duartrokitej nga socialistët si Avokati i ri i Popullit, opozitarët s’kanë ndërmend që të ndalen dhe do të ankimojnë në Gjykatë zgjedhjen e tij.
Në seancën e sotme plenare deputetët e opozitën u përplasën fizikisht me Gardën e Republikës së Shqipërisë. Ndryshe nga herët e tjera ata vendosën që të bëheshin me “forcë” “ministra” duke ua zënë vendin të zgjedhurve të Ramës pas fitores së Partisë Socialiste.
Ky akt u duartrokit së fundmi nga kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili i shprehu mirënjohje kolegëve të tij.
“Shqiptarët nuk mund të jenë peng i një qeverisje të korruptuar dhe që bashkëpunon me krimin. I shpreh mirënjohje deputetëve që sot u ngrit në lartësinë e detyrës së tij për ti shërbyer interesit publik. Së dyti ne do marrim pjesë në Këshillin e Rregullores dhe Imuniteteve ku vota jonë është e qartë, pro drejtësisë”, tha Bardhi, teksa më tej paralajmëroi se janë të gatshëm që të shkojnë deri në grevë urie.
Ndërkohë që vlen të theksohet që këtë seancë u betua edhe Avokati i Popullit, Endrit Shabanit.
Pavarësisht situatës së krijuar, sipas rendit të ditës, Endrit Shabani u betua zyrtarisht si Avokat i Popullit. Teksa në njërin krah të sallës deputetët demokratë zunë vendet e ministrave, duke e cilësuar veprimin e tyre si akt simbolik proteste, në anën tjetër Shabani zhvilloi ceremoninë e betimit. Pas betimit, ai u drejtua demokratëve duke i përshëndetur, përfshirë edhe puthjen me dorë.
Endrit Shabani u votua në seancën e kaluar me votat e Partisë Socialiste. Ndërkohë, Partia Demokratike, e cila fillimisht kishte firmosur kandidaturën e tij, deklaroi më pas se ishte “mashtruar” nga kryeministri Edi Rama, duke pretenduar se marrëveshja politike u prish në momentin e votimit. Por mesa duket demokratët tanimë janë “zgjuar” dhe do ta çojnë në Kushtetuese zgjedhjen e tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

