EMRAT/ Plagosja me armë në Mamurras, autorë dyshohen dy 18-vjeçarë

18 Dhjetor 2025, 12:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Plagosja me armë në Mamurras, autorë dyshohen dy

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi Marketin Pjetër Marku, 51 vjeç.

Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras.

Pas ngjarjes ata jaë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.



Po ndodh...