U kacafytën me Gardën në Kuvend, Bardhi përgëzon kolegët: Mirënjohje çdo deputeti që sot u ngrit në lartësinë e detyrës

Gazment Bardhi u ka shprehur mirënjohje të gjithë kolegëve të tij deputetë të PD, pas situatës së krijuar sot në Kuvend.
Sipas tij ajo që u pa në sallë ishte ngritja e tyre në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik.
“Shqiptarët s’mund të jenë peng i një qeverisje të korruptuar. I shpreh mirënjohjen çdo deputeti që sot u ngrit në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik, do marrim nesër pjesë në mbledhjen e këshillit të mandateve dhe vota jonë është e qartë, pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë të një zyrtari të korruptuar, të Ramës, që është Belinda balluku, askush nuk mund ta mbyllë korrupsionin e Ballukut në kasafortë.
Dua të dënoj shkeljen e procedurë parlamentare, që ka kryer kryetari i kuvendit. Ky nuk është rasti i parë. Deputetët anëtarë nuk janë njohur me provat, por edhe urdhri i prokurorit nuk i është vënë në dispozicion deputetëve, urdhri nuk ndalon deputetë të njihen me materialet urdhri ndalon të pandehurën Balluku të njihet materialet e sjellura në kuvend dhe Peleshi bën të kundërtën”, tha Bardhi.
“Kemi një karagjoz që puth me duar e me këmbëve deputetë duke provokuar opozitën. Rama është krye karagjozi dhe mos prisni emërime të tjera të një niveli të duhur përfaqësimi”, komentoi ai betimin e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

