"Amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm", zbardhet dëshmia e Ilir Metës në SPAK për "21 Janarin"

18 Dhjetor 2025, 14:32 / POLITIKË NGA EDISON VATNIKAJ

"Amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente ishin në dijeni

Ditën e sotme ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen e “21 Janarit”.

SPAK pasi një javë ka pranuar kërkesën e Metës për të dëshmuar dhe burimet e OraNews kanë arritur të zbulojnë një sekuencë të atyre që ish-presidenti ka thënë për prokurorët.

Mësohet se Meta ka thënë se amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm që u zbatuar ditën më 21 janar 2011.  

Gjithashtu bëhet me dije se ky skenar ka qenë i organizuar nga Edi Rama, në mënyrë që të kishte protesta viktima, ashtu siç fatkeqësisht pati katër viktima.

Provat që disponon ish-presidenti do të merren nga Prokuroria e Posaçme dhe do të hetohen dhe verifikohen nëse janë të falsifikuar apo jo.

 

Po ndodh...

ide