Madonna feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Mbretëresha e Pop-it

Mbretëresha e pop-it Marie Louise Ciccone, nën emrin e artit Madonna, ka festuar këtë premte ditëlindjen e saj të 66-të! E ardhur nga fansat, ajo ka qenë gjithmonë një artiste tepër rebele dhe e guximshme.
Artistja u transferua nga Michigan në New York në fund të viteve ’70-të me 35 dollarë në xhep. Bënte punë të zakonshme, provat e para në muzikë rezultuan pa sukses si dhe provoi të pozonte nudo për piktorë e fotografë që të arrinte famën me çdo kusht.
E lindur nën shenjën e luanit dhe me një karakter mjaft të fortë, ajo arriti të bëhej e njohur disa vite me vonë me hitet “Everybody”, “Borderline, “Lucky Star” dhe ishte “Like a virgin” që i dha famën e merituar në vitin 1985.
Që nga jo periudhë, Madonna u shndërrua në një këngëtare të suksesshme me mbi 350 milionë disqe të shitura në të gjithë botën!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

