Klodiana Lala shpjegon pse SPAK e do patjetër Ballukun të arrestuar

Prokurorët e SPAK do të jenë nesër në Kuvendin e Shqipërisë për të argumentuar para Këshillit të Mandateve përse kërkojnë heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, e marrë e pandehur. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se SPAK ka gjetur fakte dhe prova që e implikojnë në disa procedura tenderuese dhe në një koncesion si dhe beson që zyrtarja e lartë, duke qenë në gjendje të lirë do të frikësojë dëshmitarët.
“SPAK pretendon që nga momenti i parë që Balluku ishte e pandehur për tunelin dhe në hetim për unazën, ka gjetur prova dhe fakte që e implikojnë dhe po e heton për 7 procedura të tjera tenderuese. Po kështu, thotë SPAK, po e heton për një procedurë koncesionare, por duke qenë hetim i çelur rishtaz, nuk jep detaje.
Këtë detaj SPAK mund ta sqarojë para Këshillit të Mandateve dhe Imunitetin.
Së dyti, SPAK thotë duke qenë se Balluku u rikthye me vendim të GJK, aty janë të gjithë personat që i ka vartës ose ish-vartës, ekziston rreziku të frikësohen nga ana e Ballukut. Në një rast citon që disponon përgjime, që zonja Balluku, sipas tyre, ka intimiduar një vartëse për të mos dëshmuar ose për t’u tërhequr për atë që ka thënë.
Prokurorët thonë se ka ndryshuar situatën me rikthimin e saj në detyrë, disa dokumente thonë se është e pamundur të mblidhen pasi Balluku mund të shkatërrojë prova.
Avokatët e Ballukut pretendojnë se SPAK-u ka mbledhur provat, Balluku është e hapur për hetimin dhe duhet të qëndrojë në pozicionin që ka pasi pretendojnë se këto pozicione janë të mbrojtura nga imuniteti”- tha Lala.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
