Edi Rama "dekonspirin" Fevziun për Berishën: Mikut tënd nuk ia përmend emrin, më i vullnetshmi në të keqen e vet

18 Dhjetor 2025, 23:05 / POLITIKË ALFA PRESS
Edi Rama "dekonspirin" Fevziun për Berishën: Mikut

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin "Opinion" është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si do e përshkruante shkurtimisht Fatos Nanon.

Edi Rama e quajti shumë të talentuar por që kishte pak vullnet ndërsa Fevziu vijoi duke e pyetur se kush është me i vullnetshmi sipas tij.

Kreu i qeverisë, nuk e përmendi me emër teksa i referohej Sali Berishës, duke thënë se është me i vullnetshmi në të keqen e vet.

I pyetur nëse kishte një koment edhe për Ilir Metën, kryeministri Edi Rama tha se ka shkruar në libër për të ndërsa shkurt, deklaroi se ka pasur një raport në vijimësi me ish-Presidentin e vendit i cili sot ndodhet ne qeli.

"Shumë talent, pak vullnet.

Më i vullnetshmi në të keqen e vet është miku yt. Nuk ia nxë emrin unë tani. Më i vullnetshmi në të keqen e vet është miku yt.

Për Metën, kam shkruar në libër. është raporti që ka qenë vijimësisht."-tha Rama.

Po ndodh...

ide