Sherri me Enxhi Nasufin u stis/ Neada Muçaj thyen heshtjen për largimin nga Top Channel

7 Prill 2026, 18:08 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Sherri me Enxhi Nasufin u stis/ Neada Muçaj thyen heshtjen për

 Moderatorja Neada Muçaj ka reaguar për herë të parë për largimin e saj nga Top Channel, një ngjarje që në kohën kur ndodhi u shoqërua me shumë bujë dhe aludime për një konflikt me kolegen e saj në “Wake Up”, Enxhi Nasufin.

E ftuar në “X-Press”, moderatorja është shprehur se mënyra si u zhvillua situata nuk ishte e drejtë dhe se shumë gjëra nuk janë sqaruar publikisht.

“Duke marrë parasysh të gjithë situatën, mënyrën se si ndodhën gjërat, unë mendoj që nuk është një formë për ta shkëputur një njeri apo për ta hequr nga gjërat që ai do, sepse shumë gjëra nuk janë folur dhe nuk janë sqaruar,” tha ajo. 

Ajo tha se buja që krijoi konflikti fizik i aluduar mes saj dhe Enxhi Nasufit nuk i ka pëlqyer dhe nënkuptoi se kjo situatë u krijua me qëllim. Duke folur për lajmet që qarkulluan në media për përplasjen fizike, Neada i mohoi, duke theksuar se nuk është natyrë konfliktuale dhe duke shtuar se u gjend mes këtij “skenari” pa dëshirën e saj.

“Mua nuk më pëlqeu fare si situatë dhe qëllimi i saj ishte patjetër që unë të bëhesha pjesë e një formati shumë të ndjekur. Pra, ishte oferta më e mirë e mundshme për mua. Nuk ka diçka të vërtetë pas atyre titujve, unë nuk jam një njeri që konfliktohem në vendin e punës. Ka njerëz që kështu duan të ecin në jetë, përmes skenarëve të ndryshëm dhe unë u gjenda pa dëshirën time. Ishte surprizë për mua, të them të drejtën,” tha Neada Muçaj.

Megjithatë, ajo pranoi se kishte pasur një moment të vogël tensioni me Enxhi Nasufin. Ajo theksoi se ka pasur një provokim të vogël, që ka ndodhur gjatë një shkëputjeje publicitare, por situata u ekzagjerua qëllimisht për të krijuar zhurmë mediatike.

“Ka pasur një provokim të vogël, që ka ndodhur gjatë një shkëputjeje publicitare kur kemi qenë në transmetim. Nuk ka pasur një sherr fizik, por është e vetmja formë që ti të bësh zhurmë dhe, për sa kohë zhurma shet, bujrum, jepi, jepi gaz,” Neada Muçaj.

Po ndodh...

ide