Netanyahu nis para kohe zbatimin e kërcënimit të Trump? Izraeli sulmon ura dhe hekurudha në Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kanë goditur ura dhe linja hekurudhore në Iran gjatë ditës së sotme.
Sipas një deklarate nga zyra e tij, Netanyahu pretendoi se këto infrastrukturë po përdoreshin nga Garda Revolucionare e Iranit për transportimin e materialeve të nevojshme për prodhimin e armëve. Ai shtoi se sulmet janë miratuar në bashkëpunim me ministrin e mbrojtjes Israel Katz.
Netanyahu theksoi se operacionet nuk kishin për qëllim civilët iranianë, por objektiva të lidhura me qeverinë dhe kapacitetet ushtarake. “Ky nuk është më i njëjti Iran, as i njëjti Izrael. Ne po e ndryshojmë balancën e fuqisë nga njëri skaj në tjetrin”, deklaroi ai.
Më herët gjatë ditës, autoritetet izraelite u kishin bërë thirrje qytetarëve iranianë të qëndronin larg trenave dhe linjave hekurudhore, duke paralajmëruar për sulme të mundshme.
Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kishin shënjestruar tetë segmente urash dhe rrugësh që, sipas tyre, përdoreshin nga Irani për transportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake.
Autoritetet iraniane raportuan se një seri sulmesh ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke përfshirë shkatërrimin e një ure hekurudhore në Kashan, një stacioni treni në Mashhad dhe një ure autostrade pranë Tabrizit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128