Policia Kufitare përfundon trajnimin me njësinë Hetimore Ndërkombëtare të SHBA, ambasada amerikane: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare

7 Prill 2026, 17:38 / BOTA ALFA PRESS

Policia Kufitare përfundon trajnimin me njësinë Hetimore

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri njoftoi përmes rrjeteve sociale për përfundimin e një trajnimi të specializuar me Policinë Kufitare shqiptare.

Sipas njoftimit, Njësia Hetimore Ndërkombëtare e ambasadës fokusohej në teknika praktike për zbulimin e dokumenteve të paligjshme dhe në forcimin e aftësive të vlerësimit të riskut.

“Duke rritur ekspertizën dhe bashkëpunimin tonë, ne vazhdojmë të përforcojmë përpjekjet tona të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare dhe mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e kufijve tanë dhe sigurinë kombëtare,” shkruhet në postimin e ambasadës.

Ky trajnim është pjesë e një angazhimi më të gjerë për të forcuar kapacitetet e Policisë Kufitare dhe për të siguruar një koordinim më efektiv në luftën kundër aktivitetit të paligjshëm ndërkufitar.

Po ndodh...

ide