Flakët përfshijnë Përronin e Zharrëzës në Fier, banorët e zonës në alarm
7 Prill 2026, 16:25 / AKTUALITET

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit të Zharrëzës, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era, duke mbuluar një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke arritur deri pranë rrugës kryesore.
Situata ka qenë kritike në disa momente, pasi rrezikohej edhe një serë që ndodhej shumë afër vatrës së zjarrit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme.
Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128