“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

7 Prill 2026, 16:05 / BOTA ALFA PRESS

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur

Zv/presidenti amerikan JD Vance është në Hungari dhe ka folur për luftën në Iran gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Viktor Orban.

Vance tha se SHBA-të i kanë arritur kryesisht objektivat e tyre ushtarake në luftën kundër Iranit.

Ai vuri gjithashtu në dukje se SHBA-të janë të bindura se mund të marrin një përgjigje nga Teherani deri në afatin e caktuar nga Trump, në orën 1 të mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën. Trump dëshiron që Irani ta ketë rihapur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar deri atëherë.

Vance është në Budapest për të mbështetur fushatën e Orban përpara zgjedhjeve të Hungarisë të dielën.

Po ndodh...

ide