Mateo rrëfen historinë me Brikenën: Ja kush e pengoi lidhjen tonë!

Mbrëmjen e sotme në BBV, Mateo ka folur hapur për raportin e tij me Brikena, duke treguar një ngjarje që, sipas tij, i ka mbetur ende “peng”.
Brikena sqaroi fillimisht versionin e saj, duke theksuar se mes tyre ka pasur vetëm një takim disa vite më parë, pa përputhje dhe pa vazhdim. Ajo tha se është ndjerë e lënduar nga disa deklarata të Mateos, të cilat sipas saj nuk përputheshin me të vërtetën, por theksoi se nuk ka vepruar për hakmarrje dhe se ruan respekt për të. Brikena shtoi se nuk ka pasur interes të ndërsjellë dhe se Mateo, sipas saj, po e përdor këtë histori si pjesë të lojës.
Nga ana tjetër, Mateo dha një version ndryshe të ngjarjes. Ai pranoi se mes tyre ka pasur pëlqim dhe se gjatë takimit në Prishtinë kanë shkëmbyer edhe puthje. Sipas tij, problemi ka nisur kur familjarët e Brikenës kanë ndërhyrë drejtpërdrejt.
Mateo tregoi se, teksa priste për ta takuar, u ndalua nga persona që i kërkuan llogari për raportin me Brikenën. Sipas tij, situata u tensionua edhe më shumë kur në bisedë u përfshi babai i saj dhe më pas daja, të cilët i kërkuan që ta ndërpriste çdo kontakt.
“Ishte një përgjegjësi që nuk mund ta mbaja. Gjërat u ndërlikuan pa filluar ende siç duhet”, u shpreh Mateo, duke shtuar se pas këtyre episodeve ata vendosën të mos vazhdonin më komunikimin.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


