Emrat/ Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, sot afati i fundit për aplikimin, deri më tani vetëm 2 kandidatura
Mbyllet sot afati 7 ditor për aplikim për garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Deri më tani mësohet se janë paraqitur 2 aplikime, bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Vlorës, Elidon Çela dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi.
Në orët në vijim pritet të dorëzojnë aplikim edhe emra të tjerë, përfshirë drejtorin e Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, i Durrësit, Afrim Tafa, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në garë pritet të jenë edhe drejtues të tjerë.
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128