Protesta para SPAK kundër ndërtimit të resortit, banorët e Rrjollit paralajmërojnë institucionet: Situata po shkon drejt gjakderdhjes

11 Mars 2026, 11:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protesta para SPAK kundër ndërtimit të resortit, banorët e

Banorë të zonës së Rrjollit protestuan para ambienteve të SPAK, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në tokat që, sipas tyre, u përkasin familjeve të zonës.

Protestuesit deklaruan se kanë depozituar një kallëzim pranë Prokurorisë së Posaçme dhe kërkojnë ndërhyrjen e saj për të verifikuar dokumentacionin e pronësisë, ndërsa kërkuan edhe pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të çështjes.

Njëri prej banorëve paralajmëroi në një komunikim për mediat se situata “po shkon drejt gjakderdhjes”.

“Kemi bërë kallëzimin edhe në SPAK dhe presim përgjigje nga SPAK. Ne kërkojmë që të bllokohen punimet derisa të zbardhet e vërteta. Ne po kërkojmë të vërtetën. Nëse i ka dokumentet e vërteta le të vazhdojë, nëse del që toka është e jona le ta trashëgojmë ne. Nuk kam shpresë nga Prokuroria e Shkodrës. Ne po presim prej një viti dhe nuk kemi asnjë shpresë, situata po shkon drejt gjakderdhjes, po e them me plot gojë. Kjo prokurori e Shkodrës nuk ka marrë asnjë veprim dhe asaj që ne kemi bërë në kallëzim”, tha një prej banorëve të Rrjollit.

 

Po ndodh...