Prokuroria e Përgjithshme tha se ka dërguar dokumentet, KLGJ i kthen përgjigje: Nuk ka ardhur asnjë shkresë për prokuroren e GJKKO-së Irena Gjoka

20 Janar 2026, 21:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prokuroria e Përgjithshme tha se ka dërguar dokumentet, KLGJ i kthen

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi ditën e sotme verifikimin e dënimit në Greqi të gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka dhe bëri me dije se materialet i kanë kaluar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të marrë vendimin.

Por, KLGJ në përgjigjen tashmë të kthyer për mediat, sqaron se asnjë dokument nuk ka mbërritur, përfshirë këtu dhe vendimin autentik të dënimit në Greqi të Irena Gjokës e akuzuar për falsifikim të vizës.

Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrije zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatëse ligjore”, thekson KLGJ.

KLGJ sipas ligjit është institucioni që duhet të shprehet nëse nga rezultatet e verifikimit te thelluar, nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Irena Gjoka është apo jo në kushtet e ndalimit për të qenë gjyqtare e posaçme.

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka në formularin  e vetëdeklarimit në vitin 2016 në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ka mohuar që të jetë dënuar ndonjëherë më parë. Vendimi për dënimin e Irena Gjokës është arkivuar për shkak të mos ekzekutimit. Theksojmë se në të njëjtën kohë, dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka nisur hetimet për çështjen në fjalë.

 

Po ndodh...