Tatimet bastisin agjencitë imobilare ne Tiranë, sekuestrojnë kompjuterat

Tatimet kanë sekuestruar disa kompjutera në disa agjenci imobiliare, gjatë kontrolleve të ushtruara ditët e fundit në kuadër të hetimeve për evazion fiskal në sektorin e ndërtimit.
Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë kryer nga strukturat e Hetimit Tatimor, në zbatim të Planit Sektorial të Ndërtimit. Kontrollet janë fokusuar në agjenci imobiliare dhe kanë përfshirë verifikimin e dokumentacionit financiar dhe të marrëdhënieve të punës.
Administrata Tatimore bëri të ditur se kontrollet janë ushtruar në 9 agjenci imobiliare, ku janë konstatuar shkelje që lidhen me mosdeklarimin e punonjësve, mospasqyrimin e pagave reale dhe dyshime për evazion fiskal në çmimet e shitjes së apartamenteve.
“Nga të dhënat e marra nga njësitë kompjuterike rezulton se ka dyshime për evazion tatimor në çmimet e shitjes së apartamenteve”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
