Linda Rei me akuza të forta pas largimit nga Big Brother: Njerëz të ligë, nuk bëhet show me shëndetin

26 Nëntor 2025, 23:29 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Linda Rei me akuza të forta pas largimit nga Big Brother: Njerëz

Linda Rei u largua të hënën nga shtëpia e Big Brother pas debatit të hapur që pati në 'Prime', ku shprehu pakënaqësi për mënyrën se si produksioni kishte trajtuar gjendjen e saj shëndetësore, konkretisht diabetin.

Pas daljes, Linda ka reaguar në rrjete sociale duke sqaruar publikun për arsyet e largimit dhe përjetimin e saj në këtë situatë.

Në një sërë videosh të postuara në Instagram, ajo tha se nuk ishte në gjendje të mirë, duke shtuar se nuk dëshironte që problemi i saj shëndetësor të përdorej si pjesë e lojës apo show.

 

Po ndodh...