Ish-presidenti i Perusë dënohet me 14 vite burg për ryshfet

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall fajtor për marrje ryshfeti në periudhën kur ushtronte funksione publike, vite para se të merrte drejtimin e vendit. Vendimi e shton Vizcarrën në listën e gjatë të ish-krerëve të shtetit peruan të dënuar për korrupsion.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016, Vizcarra kandidoi si zëvendëspresident i parë përkrah Pedro Pablo Kuczynskit, në kuadër të partisë “Peruanët për Ndryshim”. Dyshja fitoi me një rezultat të ngushtë ndaj forcës opozitare “Fuerza Popular” të Keiko Fujimori.
Pas dorëheqjes së Kuczynskit, Vizcarra u betua si president më 23 mars 2018. Gjatë mandatit të tij ai u përpoq të shfaqej i pavarur nga partitë politike dhe nisi një sërë reformash kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor dhe administratë. Ai deklaroi publikisht se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e vitit 2021.
Gjatë pandemisë së COVID-19, Vizcarra vendosi masa të rrepta kufizuese dhe akordoi fonde ndihme për qytetarët. Megjithatë, pabarazitë sociale, popullsia e madhe që punon në sektorin informal dhe vështirësitë ekonomike e goditën rëndë vendin. PBB-ja e Perusë ra me rreth 30%, duke rritur pakënaqësinë dhe presionin politik ndaj qeverisë së tij.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




