Kanosja ndaj Alaudin Hamitit, i akuzuari pranon fajësinë dhe kërkon dënim më të butë
Në seancën e shqyrtimit fillestar, i akuzuari Liman Berisha ka pranuar fajësinë për kanosjen ndaj moderatorit të njohur Alaudin Hamiti, pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit, Arian Frrokaj.
Gjatë deklarimit të tij para gjykatës, Berisha shprehu pendesë për veprimin e kryer, duke theksuar se nuk ka pasur qëllim të dëmtojë apo kërcënojë realisht të dëmtuarin. Ai kërkoi falje publike ndaj Hamitit dhe familjes së tij, ndërsa i propozoi gjykatës që, në momentin e caktimit të dënimit, të merret në konsideratë një masë më e butë.
Në mbështetje të kësaj deklarate doli edhe mbrojtësi i tij, avokati Gojart Zymberi, i cili theksoi se veprimi i klientit të tij ka qenë rezultat i një reagimi emocional dhe jo i një qëllimi për rrezik serioz. Ai kërkoi që gjykata të aprovojë pranimin e fajësisë, të shqiptojë një dënim sa më të lehtë dhe të ndërpresë masën e arrestit shtëpiak ndaj të mbrojturit të tij.
Nga ana tjetër, prokurori Arian Frrokaj nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë, duke nënvizuar se ky veprim është në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Ai shtoi se gjatë përcaktimit të dënimit duhet të merren në konsideratë si rrethanat lehtësuese, ashtu edhe ato rënduese.
Ndërkohë, përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Blinera Osmani, mbështeti qëndrimin e prokurorisë, duke theksuar se kërcënimi i bërë ndaj Hamitit ka qenë serioz dhe ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e tij psikologjike. Sipas saj, i dëmtuari ka përjetuar pasiguri të vazhdueshme për jetën dhe integritetin personal, si dhe ankth e stres që kanë ndikuar në jetën e tij të përditshme.
Ajo kërkoi që gjykata të marrë një vendim në përputhje me kërkesën e prokurorisë, duke reflektuar seriozitetin e rastit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128