SPAK thërret Berishën për ti komunikuar akuzën, Çim Peka: Duman do kesh fatin e Zani Çaushit!

Lajmi se këtë të mërkurë Sali Berisha do të duhet që të paraqitet në SPAK ku do ti lexohet akuza, çuditërisht duket se i ka gjetur të papërgatitur mbështetësit e tij.
Themi "çuditérisht", pas të gjithë e dinë se një hetim mbyllet një ditë dhe prokuroria pas kësaj, komunikon akuzën dhe çështja shkon në gjykatë. Gjithsesi në lidershipin e Partisë Demokratike ka pasur fillimisht një pështjellim dhe më pas në telefonat e tyre, mbërriti një sms urgjente e Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka, i cili shpallte mobilizim të përgjithshëm të partisë për një protestë të madhe përpara Prokurorisë së Posaçme, ditën, (E mërkurë), që do të paraqitet aty lideri i tyre Sali Berisha.
Paralelisht me këtë thirrje bashkëpunëtorë të afërt të Berishës në PD dhe në medie, kanë nisur një fushatë të fortë kundër SPAK dhe drejtuesit Altin Dumani.
Mes tyre më "ekstremisti" është treguar gazetari, analisti dhe drejtuesi i medies "Syri", Çim Peka, i cili e ka paralajmëruar Altin Dumanin se do të përfundojë si banditi i Vlorës në 1997, Zani Çaushi, i cili vazhdon dënimin me burgim të përjetshëm.
"Dumani ne rolin e Zani Caushit te ‘97. Edhe fatin do e kete te njejte!", shkruan Peka në faqen e tij në Facebook./Alfapress.al

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


