“S’kam asnjë raport, as politik e as emocional”, Monika Kryemadhi: Ilir Metës nuk ia fal mungesën e besimit ndaj meje

19 Mars 2026, 22:44 / POLITIKË ALFA PRESS

“S’kam asnjë raport, as politik e as emocional”, Monika

Monika Kryemadhi është shprehur se aktualisht nuk ka më asnjë raport me Ilir Metën, qoftë politik apo emocional.

E ftuar sot në ‘Top Story’, Kryemadhi theksoi se ajo që nuk ia fal Ilir Metës është faktin që nuk kishte besim ndaj saj, ndërsa shtoi se ajo nuk ka qenë kurrë dyshuese për vendimet e tij.

“Nuk kam më asnjë raport, qoftë politik apo emocional me Metën. Jam vetëm në raport me fëmijët. Unë, jo vetëm Metës, por kujtdo njeriu nuk i fal kurrë mungesën e besimit që kishin ndaj meje. Nuk do ta pranoja kurrë që besimin e Metës ndaj meje ta thyente një njeri kalimtar në jetën e tij. Nuk kam vendosur kurrë në dyshim asnjë vendim të tij”, u shpreh Kryemadhi.

 

 

Po ndodh...

ide