Andi Bushati: Mirë bën Salianji që kandidon, por ajo parti është pronë e Berishës, si nuk e paska kuptuar...?!
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi kandidimin e Ervin Salianjit në zgjedhjet për kryetar të PD-së.
Bushati tha se Salianji ka të drejtë të kandidojë dhe të kërkojë një parti më të mirë dhe demokratike, por u shpreh i habitur për faktin që Salianji nuk e ka kuptuar se që kur ai është anëtarësuar në këtë parti, PD ka qenë parti autokratike dhe pronë e Berishës dhe do të mbetet gjithmonë e tillë.
"Këto që dëgjuam nga Salianji dhe ato që ka thënë që kur ka nisur lëvizjen, i firmos 100%. Janë gjëra bazike për demokracinë brenda partive. Ai ka të drejtë të kandidojë, të kërkojë PD më të mirë, më të hapur, moderne, është e drejtë legjitime.
Aty ku kam problem me Salianjin, të ankohesh që nuk të lënë në garë në PD, është si të ngrihet Elisa me Taulant Ballën dhe të zbulojnë se Rama qenka autokrat dhe nuk lë garë. Salianji që kur ka vënë këmbën në atë parti, e ka ditur që ajo është parti personale e Sali Berishës. Unë nëse futem sot në një bandë kriminelësh dhe them, dua që kriminelët ti bëj njerëz të mirë, them jo, sepse ti e di ku hyn.
Gjithmonë këto lloj lëvizjesh në opozitë, edhe pa patur fakte, kam prirje ti shoh me dyshim.
Aq më tepër, pse i shoh me dyshim? Sepse edhe te PD edhe te PS, ne kemi një traditë, që ndryshe nga ç’duhet të ndodhte normalisht, partitë mund të çahen, të fraksionohen në pushtet. Kur zbaton politika të ndryshme nga ato që je votuar, ka grupe që bëjnë shizma. Në Shqipëri, partitë çahen kur janë në opozitë, fraksionohen kur janë në opozitë", tha ndër të tjera Bushati.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128