Klodiana Lala: Ramës i ra maska. E ngriti çështjen e parburgimit kur iu prek paradhoma, pasi nuk e çau kokën për 14 vite

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, debatin e hapur për paraburgimin në Shqipëri nga Gjykata e Lartë apo kryeministri Rama, deklaroi për këtë të fundit, se i ka rënë maska, pasi e ngriti këtë problem kur u prek paradhoma e tij në kryeministri, kur iu prekën eksponentë të lartë dhe jo në 14 vite qeverisje.
“Gjykata e Lartë dhe kryetari i saj, Sokol Sadushi, vë në lëvizje kolegjet e bashkuara, për të unifikuar çështjet e paraburgimit, ndërkohë që e njëjta gjykatë lë në fuqi masën arrest me burg.
Pra duket se brenda Gjykatës së Lartë ka një kontradiktë në mënyrën si po sillet dhe më pas dhe më e tmerrshmja, zoti Rama ka ngritur problemin e paraburgimit, pikërisht në momentin kur është prekur paradhoma e tij, pra kur janë prekur eksponentë të lartë të PS-së, se në 14 vite qeverisje, as nuk e ka çarë kokën kush nga politika që të shqetësohet për njerëzit e thjeshtë që kanë vdekur në paraburgim, që kanë vrarë edhe veten dhe po rriten jetimë.
Nuk e shqetësua askush për paraburgimin kur avokatë apo gazetarë e ngritën këtë çështje me shumë shqetësim, zopti Rama u kujtua në momentin kur u rrezikuan njerëz shumë të rëndësishëm të PS-së dhe maska i ka rënë. Është si ajo shprehja që kur vjen uji te dera ime unë do të marr masa ligjore”- u shpreh Lala.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

